Qeveria ndan 40 milionë euro buxhet shtesë për FSK-në

13.12.2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të ka marrë vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 40 milionë euro. Me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro. “Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit […]

Qeveria ndan 40 milionë euro buxhet shtesë për FSK-në Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të ka marrë vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vlerë prej 40 milionë euro.

Me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.

“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 përqind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.”, tha Kurti në fjalën e tij.

“Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për tu bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh Kurti.