Qeveria ndalon tubimet mbi 50 persona, shoqata e hoteleve thotë se do ti mbajnë dasmat

Qeveria ndalon tubimet mbi 50 persona, shoqata e hoteleve thotë se do ti mbajnë dasmat
Herolind Bytyçi

01.07.2020 / Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qevrisë ka propozuar disa masa të reja.

Ndër to janë edhe bartja e obligative e maskave.

Po ashtu Zemaj bëri të ditur se ndalohen tubimet publike mbi 50 persona në ditët në vijim.

Ministri i Shëndetësisë tha se këto masa janë ndërmarrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

Megjithëse nuk është specifikuar, për hapjen e pishinave, klubeve të natës e mbajtjen e dasmave, tashmë ka një konferencë për medie është ftuar në ora 15:30 nga “Hotelierët e Kosovës-Pro in”, pikërisht për këtë temë.

Ata kanë deklaruar se “Ne do t’i mbajmë dasmat-ahengjet familjare konform rregullave të Qeverisë, dhe organizimet në mbrëmjet e klubeve të natës”. 

RAPORTO