Qeveria miraton Projektligjin për Siguri Kibernetike

14.09.2022

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme (MPB), gjatë ditës së sotme në mbledhjen e qeverisë ka bërë prezantimin e Projektligjit për Siguri Kibernetike. Ky Projektligj i prezantuar nga ministri Sveçla, u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me Projektligjin për Siguri Kibernetike do të themelohet […]

Qeveria miraton Projektligjin për Siguri Kibernetike Foto: Ilustrim

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme (MPB), gjatë ditës së sotme në mbledhjen e qeverisë ka bërë prezantimin e Projektligjit për Siguri Kibernetike.

Ky Projektligj i prezantuar nga ministri Sveçla, u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me Projektligjin për Siguri Kibernetike do të themelohet edhe Agjencia për Siguri Kibernetike.

“Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike që do të jetë institucioni kyç për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë. Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike.

Kjo agjenci do të ketë për detyrë të monitorojë dhe reagimi ndaj incidenteve kibernetike”, tha ai.

Derisa ka folur për sulmet kibernetike të ndodhura gjatë këtyre ditëve të fundit ndaj shërbimeve të internetit në institucionet e Kosovës, ministri Sveçla ka shtuar se projetligji për Siguri Kibernetike synon të krijojë edhe kushte që të ketë siguri kibernetike në vendin tonë.

“Në kuadër të Projektligjeve të MPB-së, për vitin 2022 është edhe Projektligji për Sigurinë Kibernetike. Siç e dimë kohëve të fundit jemi përballur me sulme kibernetike që kanë cenuar funksionalitetin e shërbimeve.

Përmes këtij ligji synohet të krijohen kushtet që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës”, tha Sveçla.