Qeveria miraton plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar miratimin e disa projektligjeve sa i përket fushës së Shëndetësisë. Qeveria gjatë kësaj mbledhje ka miratuar një sërë projektligje, duke përfshirë edhe miratimin e projektligjit për plotësim-ndryshimin e ligjit për Sigurime Shëndetësore. Qeveria ka miratuar projektligjin […]
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar miratimin e disa projektligjeve sa i përket fushës së Shëndetësisë.
Qeveria gjatë kësaj mbledhje ka miratuar një sërë projektligje, duke përfshirë edhe miratimin e projektligjit për plotësim-ndryshimin e ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Qeveria ka miratuar projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit numër 04L/123 për Shëndetësi.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sëmundje Ngjitëse, projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi Publike.
Gjithashtu, është bërë miratimi edhe i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për kontrollin e duhanit si dhe projektligje të tjera.
Ministri i Shëndetësi, Arben Vitia në fjalimin e tij në mbledhje ka thënë se miratimi i këtyre projektligjeve për plotësim-ndryshimin e ligjeve do të krijojë siguri juridike si dhe do të mbrojë shëndetin e qytetarëve.
Vitia ka shtuar se kjo me qëllim të adresimit të obligimit ligjor është bërë edhe harmonizimi i projektligjive në fushën e shëndetësisë, pasi që sipas tij do të fuqizojë mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes në shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse nga inspektorati shëndetësorë, inspektorati farmaceutik dhe inspektorati sanitar në pajtim me ligjin për kundërvajtje.