Qeveria miraton masat e reja anti-COVID: Nga nesër orë policore, viti shkollor shtyhet deri më 13 shtator…

28.08.2021

Pas rritjes enorme të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrur disa masa të reja kundër këtij virusi. Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar masat e reja anti-COVID. Qeveria e udhëhequr nga kryeministri […]

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID: Nga nesër orë policore, viti shkollor shtyhet deri më 13 shtator… Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Pas rritjes enorme të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrur disa masa të reja kundër këtij virusi.

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka vendosur se nga data 29 gusht do të hyjnë në fuqi masat e reja, ku do të rikthehet sërish ora policore (kufizim i lëvizjes), shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor si dhe shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Kurti ka thënë se masat kundër COVID-19 do t’i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Ndërsa në këtë mbledhje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar disa masa shtesë kundër këtij virusi, ku edhe u miratuan nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas masave të propozuara nga ministri Vitia, shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, ku edhe do të rivlerësohet situata.

Rikthehet masa e ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.