Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vit

26.11.2020

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020. Sipas ZKM-së, janë kursyer 47.621,459.91 euro […]

Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vit Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.

Sipas ZKM-së, janë kursyer 47.621,459.91 euro dhe ato janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. ​

Ky vendim është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e punës së Qeverisë dhe me aktet e tjera nënligjore.

Në propozim gjithashtu është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi.

Propozimi është në përputhje edhe me programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore.

Për këtë ka njoftuar edhe kryeministri Hoti ku përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë:

Mbi 47 mil euro kursime për vitin 2020.

Me propozim të Ministrisë së Financave, sot kemi miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020, ku kemi kursyer mbi 47,6 milionë euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. ​