Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

08.06.2021

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje janë bërë disa propozim-vendime radhazi. Ishte ministri i Financave, Hekuran Murati, ai i cili ka paraqitur propozim-vendimin për rimbursimin e qytetarëve të cilët kanë tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi për Kursime Personale (Trusti). Këtë propozim-vendim të paraqitur nga ministri Murati, […]

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje janë bërë disa propozim-vendime radhazi.

Ishte ministri i Financave, Hekuran Murati, ai i cili ka paraqitur propozim-vendimin për rimbursimin e qytetarëve të cilët kanë tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi për Kursime Personale (Trusti).

Këtë propozim-vendim të paraqitur nga ministri Murati, Qeveria e ka miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri Hekuran Murati në propozim theksoi se ky propozim-vendim është si obligim për Rimëkëmbjen Ekonomike gjatë pandemisë, ku meqë rast autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin Pensional dhe Kursimeve Pensionale përmes një vendimi të përcaktojë metodologjinë për rimbursimin e personave që kanë tërhequr 10% nga Trusti.

LEXO EDHE:  Lansohet sistemi i gjurmimit të faturave: Transparencë dhe efikasitet në pagesat ndaj bizneseve

“Përcaktohet që rimbursimi do të fillojë nga vitit fiskal 2023 dhe do të vazhdojë në vitet pasuese. Shuma përcaktuese do të caktohet përmes ligjit. Ky ligj do të sigurojë më tepër siguri fiskale.

Duke konsideruar vendimin e propozuar sot si të nevojshëm për zbatimin e obligimeve ligjore, ju ftoj ta aprovoni në këtë mbledhje”, tha ndër të tjerash ministri Murati në fjalën e tij.

Etiketat