Qeveria merr vendim për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit të takimit me komitetin për menaxhimin e COVID-19, deklaroi se kanë rënë dakord për masa më rigoroze për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Hoti deklaroi se është e papranueshme që në kohën kur vendimet e Qeverisë janë në fuqi dhe inspektorët e policët janë në terren, në Kosovë organizohen dasma dhe ahengje familjare.

“Do ta angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar, për të shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Dhe më lejoni të them se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt I cili nuk I respekton vendimet e Qeverisë”, tha ai.

Nuk do të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera derisa po përballemi me rrezik ndaj Covid-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.