Qeveria me masa të reja për COVID-19, zgjatet orari për gastronominë

25.09.2020

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja ndaj pandemisë COVID-19, njëra ndër to është edhe zgjatja e orarit të gastronomisë për një orë. Kujtojmë se Shoqata e Gastronomëve të Kosovës para disa ditësh ka pezulluar protestën të cilën do ta mbante sot, kërkesa e tyre për Qeverinë e Kosovës ishte zgjatja e orarit të […]

Qeveria me masa të reja për COVID-19, zgjatet orari për gastronominë Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja ndaj pandemisë COVID-19, njëra ndër to është edhe zgjatja e orarit të gastronomisë për një orë.

Kujtojmë se Shoqata e Gastronomëve të Kosovës para disa ditësh ka pezulluar protestën të cilën do ta mbante sot, kërkesa e tyre për Qeverinë e Kosovës ishte zgjatja e orarit të punës.

Sipas vendimeve të Qeverisë thuhet se: Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbimë të gastronomisë (restoranet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19:

U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (ristorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika;

Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në cdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët.