Qeveria mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet e miratuara

20.03.2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime.

Qeveria mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet e miratuara Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen.

– Ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë Nr. 06/27 i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 07/140 të datës 26.04.2023 dhe me Vendimin Nr. 13/148 të datës 29.06.2023.

– Emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë përbërje:

1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
2. Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;
3. Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
4. Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare;
5. Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare.