Qeveria mban mbledhje elektronike, votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

08.03.2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

Qeveria mban mbledhje elektronike, votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë dy vendime.

Në mbledhje, qeveria e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.

Ndërsa, vendimin e dytë, qeveria e mori për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.

“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftim.