Qeveria “Kurti” shkarkon nga konsullata djalin e hallës të Sali Zybës

20.02.2020

Qeveria “Kurti” ka nisur një ofensivë të shkarkimeve nëpër institucione të ndryshme të vendit. Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Glauk Konjufca, sot ka shkarkuar një numër të madh të konsujve në Ambasada të ndryshme nëpër botë. Në mesin e tyre është edhe Kadri Balaj, djali i hallës së deputetit të VV-së, Salih […]

Qeveria “Kurti” shkarkon nga konsullata djalin e hallës të Sali Zybës Foto: Ilustrim

Qeveria “Kurti” ka nisur një ofensivë të shkarkimeve nëpër institucione të ndryshme të vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Glauk Konjufca, sot ka shkarkuar një numër të madh të konsujve në Ambasada të ndryshme nëpër botë.

Në mesin e tyre është edhe Kadri Balaj, djali i hallës së deputetit të VV-së, Salih Zybës, shkruan.

Ai shërbeu si konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi.

Ndryshe, Balaj ishte kandidat për kryetar të Suharekës nga Nisma e Fatmir Limajt. Në zgjedhjet lokale të 2017-ës, Balaj kishte kundërkandidat dajën e tij, Sali Zybën e VV-së.