Qeveria ia transferon 820 mijë euro Ministrisë së Shëndetësisë, do të shfrytëzohen kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë do të ketë në dispozicion edhe 820 mijë euro për luftimin e pandemisë COVID-19,

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në mbledhjen e Qeverisë në detyrë është është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820 mijë euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike

“Në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë Covid 19”, thuhet në komunikatë

RAPORTO