Qeveria Haradinaj e vendosur, nuk ka as heqje e as pezullim të taksës!

Ahmet Isufi, deputet i AAK-së, tha se nuk ka as heqje as pezullim të taksës sepse taksa i është vënë Serbisë për shkak se po bën një luftë të ashpër diplomatike kundër Kosovës, para syve dhe veshëve të gjithë opinionit botëror.

Isufi, në një deklarim për televizionin publik, tha se Serbia poashtu po manipulon me popullatën serbe në territorin e Kosovës, dhe tha se “ne kemi marrëveshjen e arritur në Bruksel mes dy shteteve që të mos pengohen në procese, përkundrazi të ndihmojnë” transmeton KTV.

“Taksa nuk i është vënë askujt tjetër përveç Serbisë, një shteti i cili me agresivitet është duke vepruar kundër Kosovës. Taksa është rezultat i veprimeve të Serbisë. Le të kërkohet njëherë që Serbia të ndalet në të gjitha veprimet e veta anti-Kosovë pastaj ne i shohim veprimet tona se si do të veprojmë më tej”, tha Isufi.

Ai po ashtu tha se taksa nuk i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RAPORTO