Qeveria e shkarkuar e Kurtit mbushë 100 ditë pune, nxjerr moton e saj “vazhdojmë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në 100 ditshin e punës.

Kurti tha se Qeveria e tij ndahet në dy 50-të ditësh.

“Pas ekspozesë time nga disa minuta secili prej ministrave prezantoi punën e vetë gjatë këtyre 100 ditëve dhe ato raporte të punës do të publikohen nëpër ueb-faqet përkatëse ndërkaq shefi i stafit në zyrën e kryeministrit, Luan Dalipi do ta bëjë integrimin, përmbledhjen e këtyre”.

“Nga zvogëlimi i kabinetit qeverisës dhe ulja e pagave për qeveritarët e deri tek shkarkimi i bordeve e menaxhmenteve të korruptuara të disa prej ndërmarrjeve publike, nga ndalja e gjakderdhjes financiare përmes asfaltit të shtrenjtë te ndalimi i kontratave lobuese, e qirave  të panevojshme, nga fillimi i vetingut në drejtësi tek mbështetja shtesë për  FSK-në. Nga menaxhimi shembullor i COVID-19, tek Pakoja Fiskale Emergjente. Nga pushimi i ambasadorëve, tek riatdhesimi i konsujve të nderit, nga fillimi i reciprocitetit tregtar me Serbinë, te donacioni gjysmë milion euro për Luginën, nga votimi me tre shkurt të mosbesimi me 25 mars e nesër te dita e 101 pasnesër 102, vazhdojmë”, tha Kurti.

Ai shtoi se sot kanë prezantuar dhe përmbledhur raportet e 100 ditshit të parë të qeverisjes së tyre të mirë./Indeksonline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.