Qeveria e re me përfaqësim të lartë të grave dhe komuniteteve

22.03.2021

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryeparlamentari, njëherit edhe u.d së presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me 67 vota pro, 30 kundër dhe pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti 2. Pas një debati i cili pothuajse ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, deputetët e Kuvendit të […]

Qeveria e re me përfaqësim të lartë të grave dhe komuniteteve Foto: Ilustrim

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryeparlamentari, njëherit edhe u.d së presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me 67 vota pro, 30 kundër dhe pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti 2.

Pas një debati i cili pothuajse ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kabinetin e tij, i cili do të ketë tre zv.kryeministra dhe 14 ministra.

Për herë të parë që nga viti 1999, në Qeverinë e Kosovës kemi një zëvendëskryeministër nga komuniteti boshnjak dhe një ministër nga komuniteti egjiptian.

Profesoresha në AUK, Shqipe Neziri-Vela tha se kjo qeveri ka edhe përfaqësim më të lartë të grave në pozitën e ministrit dhe zëvendëskryeministrit.

“Qeveria jonë e re e votuar sot ka përfaqësimin më të lartë të grave në pozitën e ministrit (1/3) dhe zëvendëskryeministrit (2/3). Për herë të parë që nga viti 1999, ne kemi një zëvendëskryeministër nga komuniteti koshnjak dhe një ministër nga komuniteti egjiptian. #diversiteti #përfshirja“.