Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen 169-të të Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot ka njoftuar se ka marrë vendim për rritjen e shtesave për policë.
Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që paga e muajit tetor.
Në propozimin e tij kryeministri Kurti ka njoftuar se janë disa kategori të pozitave të Policisë së Kosovës.
Sipas propozimit shtesat për rrezikshmëri do të jenë si vijon:
- 150 € shtesë të pagës bazë për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe njësia për mbrojtje të afërt
- 120 € shtesë për njësinë speciale operative, K9, dhe njësinë për eksploziv dhe deminim.
- 100 € shtesë për pjestarët e patrullave kufitare
- 75 € shtesë për pjestarët e hetuesisë
- 60 € ekipet reaguese dhe patrullat
- 50 € shtesë për policët që angazhohen për ruajtjen e objekteve