Qeveria e Kosovës publikon raportin 100-ditësh të punës

06.07.2021

Qeveria e Kosovës ka publikuar raportin e plotë të punës 100 ditëshe. “Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 23 mars – 1 korrik 2021, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 mars 2021. Në të paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e […]

Qeveria e Kosovës publikon raportin 100-ditësh të punës Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka publikuar raportin e plotë të punës 100 ditëshe.

“Ky raport paraqet punën gjatë periudhës 23 mars – 1 korrik 2021, nga ana e Qeverisë, e cila është votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 22 mars 2021.

Në të paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Së shpejti do të publikohet edhe versioni në gjuhën serbe dhe angleze, i raportit 100- ditësh të Qeverisë, të cilin do të mund ta gjeni në faqen e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet tutje aty.

Raporti fillon me fjalën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e mbledhjes së 18-të të Qeverisë.

Raporti është i konsoliduar dhe përfshinë të arriturat në menaxhimin e pandemisë COVID-19, ringjallja ekonomike, qeverisja, sundimi i ligjit, rendi dhe siguria publike, industria, ndërmarrësia dhe tregtia, bujqësia dhe zhvillimi rural, mjedisi, planifikimi hapësinor dhe infrastruktura, arsimi dhe shkenca, kultura, rinia dhe sporti, politika e Jashtme dhe diaspora, mbrojtja.

Më poshtë gjeni raportin e plotë.

100DITE_Kthese-drejt-Zhvillimit