Qeveria e Kosovës pritet të kompensojë me 170 euro punëtorët e sektorit privat

27.03.2020

Situata e krijuar me pandeminë Coronavirus përveçse po konsiderohet si një rrezik i shtuar për gjendjen shëndetësore të qytetarëve, po kthehet edhe në një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës. Qytetarët dhe bizneset tashmë janë në panik jo vetëm për krizën ndaj Coronavirusit po edhe atë ekonomike. Madje shumë biznese kanë liruar punëtorët e […]

Qeveria e Kosovës pritet të kompensojë me 170 euro punëtorët e sektorit privat Foto: Ilustrim

Situata e krijuar me pandeminë Coronavirus përveçse po konsiderohet si një rrezik i shtuar për gjendjen shëndetësore të qytetarëve, po kthehet edhe në një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës.

Qytetarët dhe bizneset tashmë janë në panik jo vetëm për krizën ndaj Coronavirusit po edhe atë ekonomike.

Madje shumë biznese kanë liruar punëtorët e tyre, si pasojë e mungesës së kapaciteteve për t’i paguar ata.

Ndërsa Qeveria e Kosovës ka bërë gati një pako emergjente fiskale e cila parasheh të kompensojë punëtorët e kompanive private dhe biznese të vogla e të mesme.

Pakoja parasheh kompensimin për paga të punëtorëve privatë në masën e pagës minimale prej 170 euro.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm.

Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë ministri Bislimi për propozimin që pritet të votohet shpejt në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë se viti 2020, është vit i humbur për ekonominë e Kosovës. Teksa flet për këtë, Panxha thotë se rënia drastike e konsumit do të vërehet për shkak të rënies së importit, mungesës së TVSh-së e shumë indikatorë tjerë.