Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim për rritjen e pagave për mësimdhënësit

  • 23.01.2019
Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim për  rritjen e pagave për mësimdhënësit

Kjo javë është java e dytë e grevës së përgjithshme të arsimit, SBAShK-u ka hyrë në këtë grevë për shkak të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%, por Qeveria e Kosovës para 3 dite kishte mbajtur një takim me kryesinë e SBAShK-ut dhe i ofroi një ofertë për rritjen e pagave, ku Qeveria i ofroi 20 milionë euro për mësimdhënësit por, SBAShK-u nuk e pranoi atë ofertë.

Qeveria e Kosovës tregoi se a do të ketë ofertë tjetër për rritjen e koeficientit të pagave deri në 30%, por siç bëhet e ditur nga Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thuhet se kjo është rritja e fundit dhe nuk do të ketë oferta të reja, pavarësisht SBAShK-ut që po kundërshton atë ofertë.


Po ashtu thuhet se Qeveria e Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për rritje të pagave për mësimdhënësit.

Avni Arifi, për gazeta blic tha se: “Vendimi që ka marrë Qeveria nuk ka qenë ofertë, por vendim. Nuk do të ketë bisedime. Ne ju kemi bërë ftesë që ta pranohet ky vendim dhe të mos i lejojnë fëmijët të mbesin nëpër shtëpi, përndryshe nuk do të ketë zhvillime”.

Avni Arifi tha se për këtë grevë të SBAShK-ut dhe grevat e tjera ka ndërhyrje politike tek krerët e sindikatave.

“Ka ndërhyrje politike tek sindikalistët dhe ka abuzime me shumë punëtorë të arsimit. Që po ju thonë rrini në grevë sepse Qeveria do të ndryshojë qëndrim. E keqja më e madha është që Qeveria nuk do të ndërrojë vendim kjo është maksimumi që ka mundur të bëjë dhe këtu përfundon çdo gjë”.

Por, Këshilli i Prindëve thuhet se nuk janë të pajtimit që të vazhdojë greva sepse kjo grevë po dëmton nxënësit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë