Qeveria e Kosovës ka vendosur të mblidhet, për të ndërmarrë masa kundër koronavirusit. Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor deri më 27 mars. 

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Do të pezullohet përkohësisht linja ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

Poashtu, është marrë vendim të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë.