Qeveria e Kosovës me procedura lehtësuese për bashkëatdhetarët

06.07.2022

Derisa u ka uruar mirëseardhje në vendlindje, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se policat kufitare tashmë mund t’i paguajnë edhe online, duke shtuar se edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për mërgimtarët. Tutje, përmendet edhe kalimi i lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasja online për […]

Qeveria e Kosovës me procedura lehtësuese për bashkëatdhetarët Foto: Ilustrim

Derisa u ka uruar mirëseardhje në vendlindje, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se policat kufitare tashmë mund t’i paguajnë edhe online, duke shtuar se edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për mërgimtarët.

Tutje, përmendet edhe kalimi i lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasja online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën e-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet në Kosovë.