Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 817.1 milionë euro në tre muajt e fundit të 2020’s

05.03.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës për tre muajt e fundit të vitit 2020. Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor shuma e të hyrave të qeverisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 703.2 milionë euro, raporton SuharekaOnline. […]

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 817.1 milionë euro në tre muajt e fundit të 2020’s Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës për tre muajt e fundit të vitit 2020.

Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor shuma e të hyrave të qeverisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 703.2 milionë euro, raporton SuharekaOnline.

Pjesën më të madhe të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërsa, shpenzimet për tremujorin e fundit të vitit paraprakë, ASK ka bërë të ditur se ka qenë 817.1 milionë euro.

ASK-ja ka bërë të ditur se pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); konsumi i ndërmjetëm (10.8%) dhe pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.