Qeveria dyfishon pagesat për familjet në asistencë sociale për tre muajt e ardhshëm

28.09.2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhënë një lajm të mirë për familjet, të cilat janë në asistencë soaciale. Ai ka thënë se për 3 muajt e ardhshëm, ata do të marrin dyfish pagesën e asistencës sociale. “Të dashur qytetarë, sot po ndaj me ju një lajm shumë të mirë për të […]

Qeveria dyfishon pagesat për familjet në asistencë sociale për tre muajt e ardhshëm Foto: Ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhënë një lajm të mirë për familjet, të cilat janë në asistencë soaciale.

Ai ka thënë se për 3 muajt e ardhshëm, ata do të marrin dyfish pagesën e asistencës sociale.

“Të dashur qytetarë, sot po ndaj me ju një lajm shumë të mirë për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale.

Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

Kjo pa dyshim që është një ndihmë shumë e rëndësishme për këto familje, veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Ne si MPMS jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë” ka shkruar Reçica.

Në Komunën e Suharekës janë rreth 480 familje që marrin asistencë sociale me rreth 2200 anëtarë.

Nëse një familje një anëtarëshe deri më tani ka marr 50 euro asistencë sociale, në tre muajt e ardhshëm do të merr 100 euro dhe kështu në bazë të skemës aktuale shuma dyfishohet.