Qeveria do t’i subvencionojë sektorët që u ndikuan direkt nga masat e reja anti-COVID

08.04.2021

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga dita e mërkurë. Ndër masat e marra është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si dhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare, […]

Qeveria do t’i subvencionojë sektorët që u ndikuan direkt nga masat e reja anti-COVID Foto: SuharekaOnline

Pas rritjes së vazhdueshme të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga dita e mërkurë.

Ndër masat e marra është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si dhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, gjatë ditës së entje Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bëri të ditur se pas takimit me Ministrine Financave, Hekuran Muratin janë dakorduar që sektorët të cilët janë ndikuar direkt nga masat e fundit të subvencionohen me 50% të pagave të puntorëve dhe të subvencionohen me 50% për shpenzimet e qirasë.

Rukiqi gjithashtu ka njoftuar se këto mjete do të ndahen në fund të muajit prill apo më së largu në fillim të muajit mars të këtij viti.

Gjithashtu Rukiqi tha se do te ndërmerrën veprime shtesë për përkrahje të sektoreve me specifika të veçanta, përfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen më këto sektore.