Qeveria arrin marrëveshje me FSSHK-në, pagesat shtesë për personelin shëndetësorë do të kryhen deri në fund të këtij viti

29.10.2020

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me e Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Kjo është arritur në një takim që ka pasur sot kyeministri i Kosovë, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të […]

Qeveria arrin marrëveshje me FSSHK-në, pagesat shtesë për personelin shëndetësorë do të kryhen deri në fund të këtij viti Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me e Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësorë.

Kjo është arritur në një takim që ka pasur sot kyeministri i Kosovë, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook, ku njofton se sot kanë arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës për pagesat shtesë deri në fund të këtij viti.

Mjekët – 250 euro në muaj,
Infermierët – 150 euro në muaj,
Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Gjithashtu, Hoti njofton se në afat shumë të shkurtër kohor do të kryhen edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, ai gjithashtu theksoi se do të shihen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19 në territorin e Kosovës.