Që nga fillimi i pandemisë deri më tani 2.198 të vdekur

07.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 158 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të […]

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani 2.198 të vdekur Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 158 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komuna: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Gjithashtu në 24 orëshin e fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.