Që nga 1 qershori, 22 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Slloveni

08.09.2020

Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin. Sipas tij informacion i rëndësishëm për krahasimin e situatës në vende të ndryshme të rajonit është numri i infeksioneve në 14 ditët e fundit për 100,000 banorë ku sipas Kacin 16.70 […]

Që nga 1 qershori, 22 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Slloveni Foto: Ilustrim

Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.

Sipas tij informacion i rëndësishëm për krahasimin e situatës në vende të ndryshme të rajonit është numri i infeksioneve në 14 ditët e fundit për 100,000 banorë ku sipas Kacin 16.70 raste janë shënuar në Hungari, 24.16 në Slloveni, 27.00 në Itali dhe 92.37 në Kroaci.

Që nga 1 qershori Kroacia është dalluar si një burim i infeksioneve të importuara. Kishte 202 raste të importuara nga ai vend, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 49 raste, Serbia me 30 raste dhe Kosova me 22 raste, shkruan SuharekaOnline.

Një tjetër temë aktuale është numri i infeksioneve me origjinë të panjohur. Personat në fjalë nuk mbajnë mend se ku mund të ishin infektuar ose nuk dëshirojnë ta zbulojnë këtë informacion, në mënyrë që të mbrojnë miqtë ose bashkëpunëtorët e tyre nga karantina.

Rajoni i Lubjanës ka numrin më të madh të rasteve të tilla, në 102. Ky rajon ndiqet nga rajoni i Savinjska me 58 dhe Gorenjska me 28 raste të tilla, ka thënë Kacin.

Kujtojmë se në Qershor Sllovenia ka zgjeruar “listën e kuqe” me emrat e vendeve me situatë të përkeqësuar nga COVID-19 ku bënë pjesë edhe Kosova dhe se karantina 14 ditore do të jetë e detyrueshme për çdo qytetar kosovar që shkon në Slloveni.