Qarkullimi i veturave në këtë kohë lejohet vetëm me sigurim

Qarkullimi i veturave në këtë kohë lejohet vetëm me sigurim Për të dalur në rrugë me automjete në këtë kohë pandemie nuk ka nevojë për regjistrim të tyre por duhet vetëm polica e sigurimit, kjo pasi MPB-ja me një vendim ka bërë lehtësime për qytetarët që lëvizin gjatë kësaj periudhe.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha se ajo që është e domosdoshme sot për të mundësuar qarkullimin në trafik me automjet është vetëm polica e sigurimit sepse edhe deklarata e ish-ministrit të MPB-së që policia të ketë mirëkuptim ndaj qytetarëve që në këtë kohë pandemie dalin pa regjistrim, mirëpo jo edhe për ata qytetarë që dalin pa sigurim. “Gjatë kësaj kohë qëndrimi në shtëpi është i nevojshëm mirëpo po vërehet që ka fluks të madh të veturave në trafik. Procedura të regjistrimit të automjeteve në këtë kohë pandemie nuk mund të bëhet për shkak se Qendrat e Regjistrimit janë mbyllë me një vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo cfarë kemi bërë ne si shoqatë është se kemi kërkuar nga Ministria që të pezullojë një nen të udhëzimit përkatës administrativ, që i bie që të gjithë ata qytetarë që sigurohen gjatë kesaj kohe, në momentin që fillojnë punën qendrat e regjistrimit nuk e kanë të nevojshme që policën e sigurimit t’a ndërrojnë me një të re, por mund t’a përdorin të njejtën për procedurat e regjistrimit.

“Pra vetëm një policë e sigurimit duhet dhe procedurat tjerat të regjistrimit do të kryhen pasi të përfundojë kjo situatë”, tha Mazreku sot në T7. Mazreku tha se kompanitë e sigurimeve respektojnë orarin sa i përket lëvizjes së lirë dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së “Zyret e kompanive të sigurimeve janë përshtatë me këtë orarin e ri pas datës 27 mars, janë duke punuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 çdo herë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”.

Mazreku po ashtu tha se kjo situatë i dëmton ata dyfish, pasi sipas tij, në njërën anë ka lëvizje të qytetarëve të cilët po dalin pa u siguruar, kjo i bie që kompanitë nuk inkasojnë prime, ndërsa në anën tjetër të gjitha dëmet që shkaktohen nga drejtuesit e me automjete të pasurigura paguhen nga Fondi i Kompenzimit, sigurisht që këto mjete në fund prap i paguan vet qytetari mirëpo për momëntin kemi ngarkesë të kompanive të sigurimit, pra dëmi është i dyanshëm. “Fluksi i njerëzve është i madh, sidomos pas datës kur ka ndryshuar lëvizja e lirë.

Tregu nuk është i vogël edhe pse është sektor privat, janë rreth 13 kompani të sigurimeve ku 50% janë me kapital të huaj, janë rreth 3 mijë të punësuar në këtë sektor në mënyrë direkte me kontratë të rregullta dhe rreth 2 mijë të tjerë të varur indirekt nga kjo industri.

Pra rreth 5 mije njerëz apo familje janë të varur nga kjo dhe sado të zgjas kjo pandemi ka me ndikuar edhe tek ne mirëpo shqetësuese është se njerëzit po dalin pa sigurim, dëmi është i dyanshëm. Mazreku apelon që fillimisht është e nevojshme në këtë kohë me qëndru në shtëpi mirëpo nëse dalin mos të dalin pa sigurim, sepse pandemia do të kaloj ne do të kthehmi në normalitet dhe mos të na vije një faturë e madhe të cilën duhet ta paguajmë vet.

RAPORTO