09.10.2019, 8:51

PZAP pranon numër të madh të apeleve dhe ankesave për zgjedhjet e 6 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 86 apele dhe 269 ankesa gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, tregoi për Telegrafin për numrin e apeleve dhe ankesave që kanë pranuar para fushatës zgjedhore dhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, deri me sot ka pranuar 86 apele dhe 269 ankesa. Gjithsej 355 apele dhe ankesa. 86 apelet janë pranuara para fushatës zgjedhore, 3 ankesa janë pranuar para fillimit të fushatës zyrtare zgjedhore, 140 ankesa janë pranuar gjatë fushatës zyrtare zgjedhore, 104 ankesa janë pranuar gjatë ditës së heshtjes zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore”, tregoi Desku.

Ai tha se kanë pranuar 22 ankesa me datën 7.10.2019 me pretendimet për parregullsitë në ditën zgjedhjeve.

Desku tregoi për natyrën e apeleve që kanë pranuar në PZAP.

“Natyra e Apeleve është: 1. Mos emërim i anëtarëve të KKZ-ve nga KQZ-ja. 2.Tërheqje nga lista e kandidateve të subjekteve politike. 3. Për mos përfshirjen në listën përfundimtare në listën e votuesve jashtë Kosovës. 4. Kundërshtimin e Udhëzimit të KQZ-së. 5. Mos emërim i KVV-ve nga KQZ-ja. 6. Apel për shkak të keqpërdorimi të emrit të Subjektit Politik”.

Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku

Gjithashtu në deklaratën e dhënë për Telegrafin, Desku tregoi edhe për natyrën e ankesave të pranuar.

“1. Ankesa për bërjen e fushatës së parakohshme zgjedhore. 2. Ankesa për Fushate zgjedhore. a) Vendosja e posterave në hapësira publike, b) Përdorimi i fëmijëve në fushatë, c) Presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, d) Shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave, e) Përdorim i gjuhës së urrejtjes, f) Vendosja e tavolinës me postera të kandidatëve në rrugë publike, g) Vendosja e tendës me materiale propaganduese në rrugë publike, h) Shpërndarja e videove nëpër rrjete sociale dhe përdorim i fëmijëve në fushatë Zgjedhore. 3.Ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore. Vendosja e posterit në hapësirë publike, Vendosja e flamujve partiak në hapësirë publike, Shfrytëzimi i hapësirave publike, Kërkesë për mbylljen e zyrave të Subjektit Politik afër QV ne ditën e zgjedhjeve, Postimi i reklamave aktive në Facebook, Postimi i reklamës politike aktive në Facebook, Thirrje për votim në Facebook Transmetimi i spotit politik publicitar-RTK, Thirrje për votim me sms, Postimi i fotove në rrjete sociale gjatë heshtjes zgjedhore, Vendosja e posterit ne afërsi 100m afër QV, Postimi i videos në rrjetin social, Postim i materialeve zgjedhore në rrjete sociale, Thirrje për votim, Fotografim i votës, Shpërndarja e materialit propagandues partiak ne afërsi te vendvotimeve, Mos largimi i posterit gjatë heshtjes zgjedhore ne afërsi te qendrës së votimit, Kërkim vote përmes telefonit, Mos lejimi i votimit ne qendrën përkatës te votimit, Thirrje për votim nëpërmes SMS”, pohoi Desku.

LEXO EDHE:  Presidenti i Universitetit të Policisë në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Desku tha se natyra e ankesave për parregullsitë gjatë ditës së zgjedhjeve, kanë të bëjnë me numërimin e votave me kusht, vendosja e posterëve në objekte publike, mungesa e votave, humbja e fletëvotimeve, përjashtim nga vendvotimi, bartje e votave – gabim në formularët e përputhjes së rezultateve – FPR,

. Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku tha se ankesat do të shqyrtohen nga Paneli brenda 72-orëve prej momentit të dorëzimit të tyre në PZAP.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare. Sipas këtyre rezultateve, partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 52 vota ose 25.49 për qind. Partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702 vota ose 24.82 për qind, partia e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e 211 vota ose 21.24 për qind.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe votat nga diaspora.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.