PZAP merr vendim për 100 ankesat e partive politike

11.11.2019

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë sjellur mjaft ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku tashmë ky institucion ka marrur vendim në lidhje me këto ankesa të partive politike, duke përfshirë edhe ankesën e NISMA Socialdemokrate për të mos i pranuar pakot e ardhura nga Serbia. Komisioni Qendror […]

PZAP merr vendim për 100 ankesat e partive politike Foto: Ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë sjellur mjaft ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku tashmë ky institucion ka marrur vendim në lidhje me këto ankesa të partive politike, duke përfshirë edhe ankesën e NISMA Socialdemokrate për të mos i pranuar pakot e ardhura nga Serbia.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ku sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka dalur fituese me rreth 26% të votave, por për këto zgjedhjeve partitë politike kanë shprehur pakënaqësi të ndryshme të cilat këto pakënaqësi (ankesa) i kanë dorëzuar në PZAP.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohet sot në orën 15:00 ku do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si dhe sa ma parë qe është e mundur.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të PZAP-së:

Lidhur me vendosjen e ankesave nga PZAP-it pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

Palët do të njoftohen me vendime për ankesat e tyre deri ne orët e pasdites së sotme.

Pas njoftimit të palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në facebook të PZAP-it, si dhe sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikon në Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.