PZAP ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve

11.11.2019

Sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrur vendim për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike si dhe nga kandidatët për deputetë, të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Paneli Zgjedhor për Ankesa […]

PZAP ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve Foto: Ilustrim

Sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrur vendim për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike si dhe nga kandidatët për deputetë, të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur si në vijim: 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa, ky institucion ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara ndërsa 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankesë konstatohet e tërhequr.