PZAP paralajmëron subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit

20.01.2020

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papagauara të zgjedhjeve të 6 tetorit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar/paralajmëruar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 Janar deri me 31 Janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara […]

PZAP paralajmëron subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papagauara të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar/paralajmëruar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 Janar deri me 31 Janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatoj ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139

Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-i.

PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë:

Gjithsejtë gjoba: = 360,000.00 euro
Gjoba të paguara: = 84,900.00 euro
Gjoba të papaguara: = 275,100.00 euro

1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro, Nuk ka paguar
2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro, Ka paguar 45,000.00 euro, nuk ka paguar 55,100.00 euro,
3. Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro, Nuk ka paguar
4. Lista Serbe = 36,500.00 euro, Ka paguar
5. Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro, Nuk ka paguar
6. Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro, Nuk ka paguar
7. PREBK = 250.00 euro, Nuk ka paguar
8. IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro, Ka paguar
9. Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro, Nuk ka paguar
10. PLE = 1,100.00 euro, Ka paguar
11. VAKAT = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
12. KDTP = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
13. PG = 1,100.00 euro. Ka paguar.