09.10.2019, 21:13

PZAP gjobit ish ministrin Mustafa pas ankesës së Qalajt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur ish ministrin Mustafa pas një ankese që është bërë ndaj tij nga Rashit Qalaj.

Jo rrallë u panë në një tryezë, pasi punonin bashkë. Por, kur ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, e përdori një fotografi nga takimet me shefin e policisë në një video të fushatës, kjo nuk i pëlqeu këtij të fundit.

Gjatë një ankimi që bëri Qalaj në PZAP, ai tha se shefi i tij nga ministria e ka përdorur emirin e tij me qëllim për të fituar poena politikë, njofton KlanKosova.

Kjo ankesë ndaj ish-minsitrit të brendshëm u pranua si e bazuar. Për Mustafën pasoi edhe gjoba për shkeljen që u konstatua ta ketë bërë.

LEXO EDHE:  Ky është lajmi i fundit nga NISMA, tregojnë nëse do ta kalojë pragun
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.