Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) u kishte shqiptuar gjoba partive politike edhe para një jave duke i shqyrtuar ankesat, por tani ka shqyrtuar edhe ankesën e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ku kjo parti kishte paraqitur një ankesë ndaj partisë Iniciative e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), shkaku për përdorim të gjuhës denigurese, fyese, nxitëse dhe ofenduese gjatë fushatës zgjedhore e cila zgjati 10 ditë, filloi zyrtarisht më 25 shtator dhe përfundoi dje më 4 tetor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) derisa e kishte pranuar këtë ankesë nga PLE dhe i kishte shqiptuar IRDK-së gjobë me shumë prej 1 mijë e 200 euro dhe se detyrohet që ta paguajë këtë gjobë në afat kohor prej 15 ditëve.

Kjo ankesë ka ardhur pasi që gjatë një tubimi me qytetarë të cilin e ka mbajtur IRDK-ja, në atë tubim ka marrur pjesë edhe Udhëheqësi i Sektorit për Komunitete dhe Kthim pranë zyrës së kryetarit të Komunës së Rahovecit, Lendrit Qeli, ku gjatë fjalimit të tij sipas PLE-së kishte ofenduar femrat.

“Sidomos femrat është dashtë me pas një guxim, sepse para se me kandidu ne kemi mëndu mirë përfshirjen e tyre. Jo vajza që kandidohen vetëm si me i marrë me qira në parti, por vajza që kanë guxim dhe mendojnë me ndryshu gjendjen…”, kishte thënë Lendrit Qeli.

Për këtë fjalim sipas paraqitësit të ankesës paraqet fyerje të rëndë për femrat sidomos të komunitetit egjiptian, për kandidatet femra që janë pjesë e listës për deputete nga radhët e subjektit politik PLE dhe të gjitha femrat në përgjithësi.