PZAP aprovon kërkesën e Nismës Socialdemokrate që të përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

11.11.2019

Sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrur vendime për 100 ankesat e partive politike lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe ankesën e NISMA Socialdemokrate për votat e ardhura nga Serbia. PZAP në vendimin e marrë për 100 ankesat e subjekteve politike, ku […]

PZAP aprovon kërkesën e Nismës Socialdemokrate që të përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia Foto: Ilustrim

Sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrur vendime për 100 ankesat e partive politike lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe ankesën e NISMA Socialdemokrate për votat e ardhura nga Serbia.

PZAP në vendimin e marrë për 100 ankesat e subjekteve politike, ku në këtë vendim ky institucion ka miratuar ankesën e Nisma Socialdemokrate, e cila ka të bëjë me rreth 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.

Kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) secili subjekt politik, të cilët nuk janë të kënaqur mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme, e cila kjo Gjykatë ka afat 72 orë të marrë vendim.

Vendimin që sot e ka marrur PZAP për votat nga Serbia, ka ngjallur një shpresë për këtë subjekt politik, e cila pretendon vazhdimisht që pa votat e serbëve, Nisma do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, ku sipas tyre mund të kalojnë pragun prej 5%.