Të udhëtosh me avion këtë verë nga destinacionet europiane drejt Prishtinës apo anasjelltas duhet të mendohesh mirë.

Çmimet e biletave janë shtrenjtuar ndjeshëm nga të gjitha destinacionet kryesore të shqiptarëve, si nga Zvicra, Italia, Gjermania, Austria etj, duke shtrenjtuar kostot shkruan SuharekaOnline.

Nga Zurich për në Prishtinë dhe kthim, me kompaninë Swiss, vajtje-ardhje për një person, bileta në total arrin afër 900 CHF ku çmimi për destinacionin Zurich – Prishtinë më 15 korrik është 411 CHF dhe kthim më 15 gusht 498 CHF. Edhe me EasyJet që njihet kompani me çmime më të lira, nëse në datat e njëjta zgjedh të fluturosh nga Gjeneva në Prishtinë çmimi është 295 CHF për ardhje dhe 395 CHF për biletë kthyese.

Për krahasim, nëse zgjedh të udhëtosh nga Prishtina për në Gjenevë të Zvicrës me datën 15 korrik me kompaninë EasyJet atëherë bileta kushton 46 EUR. Me afrimin e pushimeve verore çmimet e biletave të udhëtimit vazhdojnë të rriten.

Një familje mesatare me 4 persona, që vjen nga Zvicra do të duhet të shpenzojë vetëm për bileta të paktën 3600 CHF, shumë që është e konsiderueshme, teksa mërgimtarët gjithnjë ankohen se kudo në Europë ata mund të fluturojnë me bileta të lira, 50-60 euro një drejtim ose vajtje-ardhje, përmes operatorëve low cost.

Çmime të larta kanë edhe biletat nga Gjermania për në Kosovë. Psh, Nëse me datën 13 korrik një familje katër anëtarëshe zgjedh të udhëtojë nga Stuttgart për në Prishtinë vetëm për adhje do duhej të pagujë 4×320= 1280 EUR. /SuharekaOnline/