Punonjësve shëndetësorë u vazhdohet paga shtesë prej 10 përqind

26.01.2022

Në mesin e pikave që ishin në rend dite për këtë mbledhje të Qeverisë, pika e nëntë e kësaj mbledhje ishte për këtë propozim ku ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se ky vendim bën vazhdimin e shtesës e cila u miratua vitin e kaluar. Po ashtu, ministri Murati ka theksuar…

Punonjësve shëndetësorë u vazhdohet paga shtesë prej 10 përqind

Në mesin e pikave që ishin në rend dite për këtë mbledhje të Qeverisë, pika e nëntë e kësaj mbledhje ishte për këtë propozim ku ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se ky vendim bën vazhdimin e shtesës e cila u miratua vitin e kaluar.

Po ashtu, ministri Murati ka theksuar se ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Ky vendim bën vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor dhe në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë.

Kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka ndërruar vit i kaluar fiskal dhe tani jemi në një vit fiskal të ri. Ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”,  tha Murati.

Këto shtesa do të jepen për periudhën Janar-Qershor 2022.

Etiketat

Ofertat e fundit