Punëtorët shëndetësorë të enjten hyjnë në grevë

23.11.2021

Kryetari Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Qeveria e se greva do të filloj të enjten nga ora 07:00 deri në ora 15:00. Syla ka njoftuar se greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve. Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes […]

Punëtorët shëndetësorë të enjten hyjnë në grevë Foto: Ilustrim

Kryetari Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Qeveria e se greva do të filloj të enjten nga ora 07:00 deri në ora 15:00.

Syla ka njoftuar se greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve.

Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

Syla përmes një statusi në facebook ka njoftuar se sonte do të jetë i ftuar në emisionin Desku me fillim nga ora 20:10, ku do të diskutohet rreth ligjit te pagave, gjendjes aktuale të shëndetsisë në Kosovë dhe veprimeve të mëtutjeshme të FSSHK si pasojë e mos reflektimit nga ana e qeverisë në lidhje me pakënaqesitë e punëtorëve shëndetsorë.