Punëtorët shëndetësorë sërish në grevë 8-orëshe

02.12.2021

Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Greva. “Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga […]

Punëtorët shëndetësorë sërish në grevë 8-orëshe Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8 (tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.

Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftim.