Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën, kërkojnë procedimin e Ligjit për Paga

05.11.2021

Në komunikatë të FSSHK-së, bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 10:00. “Me datën 02.11.2021 në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 02.09.2021 vendosi që ditën e hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë PROTESTË, para Kryeministrisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues. […]

Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën, kërkojnë procedimin e Ligjit për Paga Foto: Ilustrim

Në komunikatë të FSSHK-së, bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 10:00.

“Me datën 02.11.2021 në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 02.09.2021 vendosi që ditën e hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë PROTESTË, para Kryeministrisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues. Qëllimi i kësaj Proteste është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor”, thuhet në komunikatë.

Më tej, në njoftimin e bërë nga FSSHK thuhet se “kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga Janari i vitit 2022”.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, vijon reagimi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.