Punëtorët e larguar nga KEDS protestojnë para Kushtetueses

Punëtorët e larguar nga puna në KEDS paralajmërojnë nesër një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Kjo protestë do të jetë në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme.

Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë një orë, thuhet në njoftimin e punëtorëve të larguar nga KEDS.

Ndryshe, protesta të ngjashme të punëtorëve të larguar nga KEDS-i ka pasur më herët gjatë këtij viti para Pallatit të Drejtësisë, transmeton RTK.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.