Punëtorët e KEK-ut me protestë, kërkojnë t’u lejohet tërheqja e një pjese nga Trusti

03.10.2020

Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë sot para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes, e që në Kuvend në shumë raste ka dështuar të kalojë në lexim të parë. Në një njoftim të Sindikatës […]

Punëtorët e KEK-ut me protestë, kërkojnë t’u lejohet tërheqja e një pjese nga Trusti Foto: Ilustrim

Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë sot para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes, e që në Kuvend në shumë raste ka dështuar të kalojë në lexim të parë.

Në një njoftim të Sindikatës së re të KEK-ut, bëhet e ditur se protesta do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

“Qëllimi i protestës është: Të lejohet tërheqja e një pjese të trustit pensional”, thuhet në njoftimin për protestë.

Qeveria Hoti ka propozuar që në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional. Megjithatë, projektligji s’ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend.