Punësimi në institucione vazhdon të mbetet problem për personat me aftësi të kufizuara

18.10.2019

Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’. Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për […]

Punësimi në institucione vazhdon të mbetet problem për personat me aftësi të kufizuara Foto: Ilustrim

Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’.

Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për integrimin më të lehtë në shoqëri.

“Qasja e punësimit nëpër institucione dhe kushtet infrastrukturale vazhdojnë të mbesin pengesë e personave me aftësi të kufizuara”, u tha në takim.

Ata, gjatë seancës kërkuan që t’ju sigurohen trajnime për tregun e punës, të kenë mundësi për kryerje të praktikave të punës nëpër ndërmarrje të ndryshme, si dhe të realizojnë aktivitete sociale (vizita nëpër vendet fqinje, vizita nëpër muzetë e Kosovës etj).

Prezentë në këtë diskutim ishin edhe disa studentë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës – dega Shkenca Sociale.