Punësimi informal në sektorin e gastronomisë mbi 45 për qind

21.12.2021

Sektori i Gastronomisë dhe Hotelerisë është në zhvillim e sipër në Kosovë por edhe informaliteti në punësim në këta sektor është i lartë, vetëm 47% deklarohen se kanë kontratë pune, kundrejtë 45% që nuk posedojnë as një kontratë formale përveç marrëveshjes gojore për pagë mujore, kurse 8% nuk deklarohen për gjendjen e punësimit të tyre. […]

Punësimi informal në sektorin e gastronomisë mbi 45 për qind Foto: SuharekaOnline

Sektori i Gastronomisë dhe Hotelerisë është në zhvillim e sipër në Kosovë por edhe informaliteti në punësim në këta sektor është i lartë, vetëm 47% deklarohen se kanë kontratë pune, kundrejtë 45% që nuk posedojnë as një kontratë formale përveç marrëveshjes gojore për pagë mujore, kurse 8% nuk deklarohen për gjendjen e punësimit të tyre.

Puntorët e këtyre sektorëve për veç ankesave që kanë për mos zbatim të kontratës për punësim, ankohen se kanë orar të gjatë të punës, të pa caktuar dhe pa pagesë sidomos gjatë sezonit të verës.

Por në anë tjeter punëdhënësit ankohen në mungesë të punëtoreve profesional dhe mos gadishmërin e të punësuarve për të nënshkruar kontrat pune.

Punësimi më i madh në këta sektor ndodhë në sezonën e verës dhe festave të ndryshme.

AKB rekomandon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoriatin e punës që të shtojnē aktivitetet e tyre sidomos gjatë sezonës verore dhe festave të Fundvitit për të konstatuar gjendjen reale se kush nuk po e zbaton ligjin e punës.

Etiketat