I bëhet thirrje Prokurorisë së vendit, institucione vendore dhe ndërkombëtare nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Balkan Green Fondation (BGF), ku ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të gjithë përgjëgjësve për mbrotjtjen e rendit kushtetues dhe ligjor.

Në reagimin e përbashkët të GAP, INDEP dhe Balkan Green Foundation thuhet se më kryesorja duhen hetuar dhe ndëshkuar individët që kanë shkelur ligjin.

“Më kryesorja, duhen hetuar dhe ndëshkuar individët që kanë shkelur ligjin me rastin e punësimit të militantëve dhe familjarëve të politikanëve”.

Po ashtu, më tutje thuhet se Telekomi i Kosovës dhe kompani e institucione të tjera po vërshohen me punësime të paligjshme dhe menaxhim të korruptuar.

“Si asnjëherë më parë, Telekomi i Kosovës dhe kompani e institucione të tjera po vërshohen me punësime të paligjshme dhe menaxhim të korruptuar. Praktika e punësimit të favorizuar paraqet shkelje të së paku Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Këto praktika cenojnë rrugën e integrimit evropian dhe janë goditje dërrmuese për shpresën dhe aspiratat e qytetarëve për shtet të drejtë dhe mundësi të barabarta”, thuhet në reagim.

Sipas tyre punësimet pa kritere dhe me favorizime politik, është shkelje e të drejtave të njeriut për të gjithë pjesëmarrësit në konkurse publike.

Gjithashtu, edhe Kushtetuta e Kosovës, në nenin 24, është e qartë në parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Më tutje në reagim thuhet se: “Gjithashtu, edhe Kushtetuta e Kosovës, në nenin 24, është e qartë në parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.[1] Ky përcaktim kushtetues është obligativ për të gjitha nivelet dhe shkelja e tij paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve kushtetuese për mbrojtje nga diskriminimi dhe për barazi para ligjit”.

Të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve publike bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kanë për obligim të nënshkruajnë dhe t’i nënshtrohen Kodit të Etikës, kështu thonë INDEP, GAP dhe BGF.

Ky Kod, parandalon çfarëdo forme të punësimit mbi bazën e nepotizmit.