Punësimet partiake po godasin në bërthamë cilësinë e arsimit

Sot u mbajt seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi tha se gjendja në arsim është një produkt i një krize 30 vjeçare në Kosovë. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vizionit të buxhetit dhe gabimit në hapa që ka ndodhur vazhdimisht.

Në emër të partisë, Çaushi tha se dhe arsimi parauniversitar gjendet në një moment tepër të vështirë.

Krejt kjo ka ndodhur sipas tij, për shkak të ndërhyrjes brutale të partive politike përmes punësimeve partiake dhe nepotizmit.

“Arsimi parauniversitar ku duhet të fitohet dija bazë e cila i paraprinë secilës dije, gjendet në një moment tepër të vështirë. Ndërhyrja brutale e partive në pushtet në gjitha pushtetet e pasluftës përmes punësimet nepotizmit  dhe në baza partiake ka goditur dhe po vazhdon të godas në bërthamë cilësinë në këtë nivel arsimor. Duke prodhuar nxënës të cilëve nuk iu zhvillohet aftësinë elementare të kuptuarit…mungesa e teksteve cilësore shkollore  këtyre viteve vetëm sa ka rënduar gjendjen në arsimin parauniversitar. Me të njëjtën problematik po duket që do të merremi dhe më tutje”,  tha deputeti transmeton rtv21.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.