Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19

21.02.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265. Në total numri i rasteve aktive është 3.883. Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

Në total numri i rasteve aktive është 3.883.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.