Publikohet raporti: 3 institucionet më të korruptuara në Kosovë

21.02.2019

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka lansuar raportin Pulsi Publik XV, ku është thënë se ka rënie e lehtë e kënaqshmërisë për punën e presidentit, nga 39.1 përqind sa ka qenë, në 38.4 përqind. Ndërsa, kënaqshmëria me Qeverinë është rritur nga 30 përqind në 31.3 përqind, ndërsa puna e kënaqshëmria për punën […]

Publikohet raporti: 3 institucionet më të korruptuara në Kosovë Foto: Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka lansuar raportin Pulsi Publik XV, ku është thënë se ka rënie e lehtë e kënaqshmërisë për punën e presidentit, nga 39.1 përqind sa ka qenë, në 38.4 përqind.

Ndërsa, kënaqshmëria me Qeverinë është rritur nga 30 përqind në 31.3 përqind, ndërsa puna e kënaqshëmria për punën e kryetarit të kuvendit, është rritur nga 31.5 përqind në 36.3 përqind.

Po ashtu, kënaqshmëria me gjyqësorin është rritur nga 31.2 përqind në 37.8 përqind, raporton gazeta “04 Online”.

Arben Qirezi, menaxher i projektit Pulsi Publik, tha se tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

Ai ka thënë se Dogana, KEDS dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit janë institucionet më të korruptuara sipas Pulsit publik.