Sipas Indeksit të Pasaportave Henley , i cili rendit pasaportat bazuar në numrin e destinacioneve të disponueshme pa vizë, një vend aziatik ka kryesuar listën për të dytin vit radhazi.
Pasaportat më të fuqishme në botë:
- Vendi i parë – 193 destinacione pa viza: Singapori
- Vendi i 2-të – 190 destinacione pa viza: Japonia, Koreja e Jugut
- Vendi i 3-të – 189 destinacione pa vizë: Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Spanjë
- Vendi i 4-të – 188 destinacione pa viza: Austri, Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Suedi
- Vendi i 5-të – 187 destinacione pa viza: Greqi, Zelanda e Re, Zvicër
- Vendi i 6-të – 186 destinacione pa viza: Mbretëria e Bashkuar
- Vendi i 7-të – 185 destinacione pa viza: Australi, Republika Çeke, Hungari, Maltë, Poloni
- Vendi i 8-të – 184 destinacione pa viza: Kanada, Estoni, Emiratet e Bashkuara Arabe
- Vendi i 9-të – 183 destinacione pa viza: Kroacia, Letonia, Sllovakia, Sllovenia
- Vendi i 10-të – 182 destinacione pa viza: Islanda, Lituania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Bjellorusia është vendi evropian me renditjen më të ulët, i renditur i 62-ti në nivel global, me qasje pa viza në 81 destinacione. Kosova është vetëm një vend më lart, në vendin e 61-të, me një destinacion më shumë (82). Të dy vendet mbeten ndjeshëm prapa mesatares globale prej 109 destinacionesh.